LAJMI I FUNDIT:

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi mohon se dënuan PSD-në për motive politike, përmend dy komunat e gjobitura që drejtohen nga LVV

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi mohon se dënuan PSD-në për motive politike, përmend dy komunat e gjobitura që drejtohen nga LVV
Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku gjatë intervistës në Përballje, foto: Ridvan Slivova

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku ka folur për gjobën e shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate (PSD) të drejtuar nga Dardan Molliqaj. Ajo mohon interferimet e mundshme politike për këtë vendim.

Sogojeva-Dërmaku në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se një vendim i tillë nuk ka të bëjë aspak me ndonjë ndikim politik ndaj institucionit.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dëshmuar pa anshmërinë e saj sepse ne kemi dënuar edhe shumë institucione tjera publike përfshirë Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje. Pastaj kemi dënuar Agjencinë e Inteligjencës për mosdhënie të qasjes, Ministrinë e Jashtme, shumë komuna tjera përfshirë së fundmi edhe atë të Gjilanit, kështu që është jo e drejt që të vihet në dyshim apo të konsiderohet e njëanshme Agjencia”.


Ajo thotë se çdokush ka të drejtë të shprehet por kjo nuk do të ndikojë në vendimet profesionale të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku gjatë intervistës në Përballje, foto: Ridvan Slivova

Sogojeva-Dërmaku thotë se në rastin e PSD-së, inspektorët me të dalë në vendin e ngjarjes kanë hasur se listat me të dhëna të qytetarëve po hidheshin në shporta të mbeturinave.

“Ato të dhëna janë vendosur në një vend të sigurt, e më pas kemi lëshuar urdhër ndaj Policisë për të shkatërruar ato të dhëna”.

A mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flet komisionerja për privatësi Sogojeva-Dërmaku
Lexo po ashtu A mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flet komisionerja për privatësi Sogojeva-Dërmaku

Partia Socialdemokrate kishte paditur Agjencinë për Informim dhe Privatësi, pas dënimit me 20 mijë euro.

Ndryshe, PSD muaj më parë përmes një aksioni simbolik, pati vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori