Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka bërë të ditur se komunikon rregullisht me të gjithë akterët ndërkombëtare dhe vendor, përfshirë këtu, edhe shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe.
Ulutas ka theksuar se prioritet i tij, është nxitja e komunikimit dhe koordinimit të bazuar në besim.
“E kam bere prioritet timin nxitjen e komunikimit dhe koordinimit te bazuar në besim. KFOR-i komunikon rregullisht dhe ne mënyre transparente me të gjithë aktorët ndërkombëtarë dhe vendor.
Si Komandant i KFOR-it, kam takime me shume bashkëbisedues, përshirë përfaqësuesit e Institucioneve në Kosovë dhe organizatat e sigurisë se Kosovës, Shefin e Shtabit te Forcave të Armatosura Serbe, Shefin e misionit te BE-se për Sundim te Ligjit (EULEX), dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE) dhe komunitetin diplomatik”, ka thënë Ulutas në një intervistë në RTV Dukagjini.
E sa i përket ndonjë eskalimi të mundshëm në veri të vendit, komandanti i KFOR-it ka theksuar se nuk do të spekulojë në një ndonjë skenar të ardhshëm por se janë duke e monitoruar çdo zhvillim të sigurisë.
“Nuk do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Po e monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë në rajon. KFOR-i mbetet i përqendruar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, të ofrojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, ka shtuar më tej Ulutas.
Kurse, për çështjen me të debatuar kohëve të fundit, dinarin serb, Ulutas ka treguar nëse kjo çështje mund të tensionojë situatën.
“Eshtë çështje politike. Preferoj që mos ta komentoj këtë çështje specifike… KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibile në mbarë Kosovën, që na mundëson që të monitorojmë ngushtë çdo zhvillim relevant të sigurisë. Ne mbetemi të përqendruar në zbatimin e mandatit tonë të OKB-së, të ofrojmë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Puna jonë kryesore është që ta parandalojmë çdo rrezik për eskalim. Megjithatë, jemi të gatshëm dhe të pajisur për tu përballur me çdo sfidë që mund të shfaqet, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, ka theksuar komandanti Ulutas.
Gjithashtu, ai tregoi se KFOR-i, aktualisht ka rreth 4500 trupa në Kosovë, me kontribute nga 28 vende, përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë