Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell.
Gjeneral Jashari i shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe jetike të Ushtrisë Amerikane në përgjithësi dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s në veçanti, për ndërtimin, zhvillimin dhe forcimin e aftësive dhe kapaciteteve Operacionale të FSK-së.
Në vazhdim, Gjeneral Jashari e njoftoi Gjeneralin Corell, me të arriturat e deritashme, aktivitetet në proces dhe objektivat e tij operacional për të ardhmen.
Gjithashtu, ai e njoftoi me vizionin e tij dhe aktivitetet e projektuara në kuadër të partneritetit të ngushtë me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke potencuar se për të gjitha do të ketë mundësi të konkretizohen edhe në nivel të dy delegacioneve në vizitën e ardhshme të tij në SHBA, me ftesë të Gjeneral Corell.
Gjeneral Corell vlerësoi lart vizionin e Gjeneral Jasharit dhe lidershipin e tij aktual dhe atë të dëshmuar edhe në përgjegjësitë e kaluara.
Gjithashtu, ai ofroi Gjeneral Jasharit bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e plotë në funksion të realizimit të objektivave operacional, në mënyrë që FSK të arrijë në mënyrën sa më të efektshme të realizoj procesin e tranzicionit, krahas procesit rekrutues, pajisjes, pastaj procesit arsimor, stërvitor dhe games së operacioneve brenda dhe jashtë vendit.
Në fund Gjeneral Corell takoi edhe pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së, pjesëmarrës në operacionin e parë paqeruajtës dhe stabilitetit jashtë vendit të FSK-së në bashkë-zbarkim me forcat amerikane të Gardës Kombëtare të Iowa-s, në Kuvajt.
Me këtë rast, me motivacion për performancën e lartë profesionale, angazhimin me përgjegjësi të lartë si dhe shërbimin vetëmohues, i nderoi me simbolin ushtarak të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City