LAJMI I FUNDIT:

Koloneli s’pushon – KFC sot fillon punën në këto pika të “Drive Thru” dhe “Take Away”

Koloneli s’pushon – KFC sot fillon punën në këto pika të “Drive Thru” dhe “Take Away”

KFC me pëlqim të autoriteteve rregullative do të punojë nga sot me orar të limituar, por me masa të shtuara të sigurisë.

Restorantet në Fushë Kosovë, te rrethi i lagjes “Marigona”, Pejë, Ferizaj, Pejton (afër kompeksit Ramiz Sadiku) dhe Prizren do të punojnë nga ora 11:00 deri në ora 23:00. 

Për arsye të përgatitjes së pulës së shijshme, sot me datë 16 mars – KFC do të hapet nga ora 15:00, kurse ditëve tjera KFC do t’i hapë dyert në ora 11:00.

Restaurantet dhe Drive Thru do të hapen ku janë ndërmarrë një numër hapash shtesë për të siguruar që ju mund të vazhdoni ta shijoni ushqimin dhe punonjësit të vazhdojnë të ndjehen të sigurt.

Pikat “Drive Thru” dhe “Take Away” të KFC-së që do të punojnë:

– KFC Pejton (vetëm Take Away)

– KFC Fushë Kosovë (vetëm Take Away)

– KFC Rrethi, Çagllavicë (Drive Thru dhe Take Away)

– KFC Peja (Drive Thru dhe Take Away)

– KFC Ferizaj (Drive Thru dhe Take Away)

– KFC Prizren (Drive Thru dhe Take Away)

Masat e sigurisë

Fansat e KFC do ta kenë mundësinë ta vizitojnë pikën më të afërt të KFC dhe të marrin produktin e tyre të preferuar, mirëpo nuk do të lejohet që të qëndrojnë dhe të ushqehen në hapësirat e restorantit KFC.

Si masë sigurie, ekipa e KFC do të qëndrojë tek hyrja dhe vetëm 10 persona do të lejohen brenda hapësirës në të njëjtën kohë.

Standardet e pastërtisë brenda kuzhinës dhe brenda hapësirës se restorantit KFC do të mbetën ato të përditshmet, ku aplikohet zero tolerancë ndaj papastërtisë.

Prapaskenat e përgatitjes së ushqimit në KFC: Zero tolerancë ndaj papastërtisë!
Lexo po ashtu Prapaskenat e përgatitjes së ushqimit në KFC: Zero tolerancë ndaj papastërtisë!

Artikull i sponzorizuar