Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asociuar, ka bërë të ditur kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni.
Sa i përket avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, koloneli shqiptar në Estoni, Çlirim Toci, e quan si një nga lajmet më të mira që Kosova e ka marrë.
“Marrja e statusit të asociiuar në Asamblenë Parlamentare është një nga lajmet më të mira që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë,” ka thënë Toci.
Sipas Tocit, rruga e antarësimit në Parlamentin e NATO-s dhe drejt organizatave dhe strukturave të tjera të NATO-s janë dy rrugë të cilat shkojnë paralel, por ato ndahen dhe ndërthuren.
“Antarësimi i sotëm është një vendimmarrje ose proces politik që i jep një zë më shumë Kosovës ose politikbërësve në Kosovë që të marrin pjesë në forume të mëdha që organizohen nga NATO dhe diskutojnë për çështje të sigurisë së mbrotjes,” deklaroi Toci.
Nëse diskutohet për antarësimin në NATO, koloneli tha se hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe.
“Është një rrugë tjetër që njëfarë mënyre duket rrugë e gjatë, por për Kosovën nuk është e pamundur, hapi tjetër duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritetin për paqe, partneriteti për paqe që është një iniciativë që ka filluar që në vitin 1994 do t’i mundësonte Kosovës të kalonte në atë që quhej paradhoma e anëtarësimit në NATO dhe do t’i mundësonte asaj jo vetëm të përfitonte nga të drejta e studimeve, por të përfitonte edhe nga ekspertiza e ndërtimit të një force efektive të aftë për të vepruar dhe koordinuar jo vetëm për çështje më të sigurisë brenda vendit por edhe në bashkëveprim me vende tjera.”
Sa i përket situtatës së sigurisë, sipas Tocit, situata është pak dinamike jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon, duke mos e lënë në njërën anë vetëm zhvillimin në Kosovë, por duke e shikuar edhe situatën në Bosnjë e Hercegovinë.
Bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes dhe të tjera është njëra nga bashkëpunimet shumë të rëndësishme sipas kolonelit.
“Gjermania është një nga vendet më të zhvilluara dhe ka një ushtri të konsoliduar dhe një zë shumë i dëgjuar në Aleancën e NATO-s, unë mendoj që anëtarësimi në këtë strukturë që ndodhi sot do të jepte një sinjal shumë të rëndësishëm jo vetëm brenda Kosovës por edhe kundërta, disa aktorëve në rajon siç është Serbia që njihet si një vend destabilizues dhe kërcënues për sigurinë dhe stabilitetin në rajon,” ka thënë Toci në “FIVE”.
Teksa Serbinë e quan si një ndër zërat më të fuqishëm të Rusisë, që sipas tij, shteti rus po e përdor atë dhe do të vazhdojë ta përdorë për të destabilizuar jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin.
“Por, Serbia dihet që është një nga zërat e fuqishëm të Rusisë, Rusia e përdor Serbinë dhe do të vazhdojë ta përdorë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin. Ne e kemi përmendur që mënyrat që do të përdorë Rusia në bashkëpunim me Serbinë do të jetë jovendosja e trupave në teren, por duke përdorur format hibride si elementet politike, fenë, organizata dhe forma të tjera në forma ndihme që Rusia dhe Serbia vazhdojnë të ndihmojnë element destabilizues jo vetëm në veri, por edhe në rajon e më gjerë e në Bosje e Hercegovinë,” përfundoi Toci./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestohen dy të dyshuar në Rahovec, iu gjetën në veturë 9 qese me marihuanë

80-vjetori i themelimit të Shkollës Ushtarake “Skënderbej”, Vengu: Vatër e edukimit të brezave

Presidenti sllovak në Tiranë, i qëndron vendimit për mosnjohjen e Kosovës: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

“Do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës” – deklarata emocionuese e betimit të rekrutëve të FSK-së

Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, Zyra e BE-së në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

Vdes një person në vendin e tij të punës në Veternik të Prishtinës, ra nga lartësia e një objekti

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Osmani: Shumë shpejt do ta kemi datën e thirrjes së seancës konstituive

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false