Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Bashkatdhetarët kanë nisur të vijnë në Kosovë, dhe kjo ka shtuar ndjeshëm fluksin në pikat kufitare, sidomos ato me Serbinë.
Gjendja më e rënduar paraqitet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 3 orë, transmeton Telegrafi.
Të dhënat e fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se te Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 500 metra.
Kolona kanë nisur të krijohen edhe në vendkalimin kufitar Muçibabë.
Pikat tjera raportohet se janë më të lira për qarkullim. Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në kufi duke klikuar këtu./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































