LAJMI I FUNDIT:

Kolo Muani: Franca nuk ia ka frikën askujt

Kolo Muani: Franca nuk ia ka frikën askujt

Franca dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Sulmuesi i Francës, Randal Kolo Muani, foli për faqen zyrtare të UEFA-s për përvojën e tij në Kampionatin Evropian, Gjermani 2024.

Lojtari i Paris Saint-Germain u shpreh se është e mrekullueshme të kalosh në gjysmëfinale dhe se ndjehet krenar për lojën që kanë bërë ndaj Portugalisë.


“Është një ndjenjë e mrekullueshme të arrish në gjysmëfinale dhe jemi shumë krenarë për lojën që bëmë ndaj Portugalisë. Ne luajtëm mirë në mbrojtje dhe nëse nuk arritëm të shënonim, qëndruam të patundur deri në fund dhe ishim shumë të mirë në penallti”, tha fillimisht Kolo Muani.

Teksa sa i përket kundërshtarit të radhës, Spanjës, sulmuesi francez deklaroi se ata kanë një skuadër të madhe dhe se gjysmëfinalja mes tyre do të jetë një ndeshje e bukur.

Ndizet gara për triumfin në Euro 2024: Zbulohet kombëtarja favorite për të marrë trofeun në shtëpi
Lexo po ashtu Ndizet gara për triumfin në Euro 2024: Zbulohet kombëtarja favorite për të marrë trofeun në shtëpi

“Ata janë një ekip i madh, do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Ne do të jemi gati. I gjithë ekipi do të jetë gati”.

“Ne nuk kemi frikë nga askush, jemi shumë të sigurt dhe solid. E dimë që kanë shumë cilësi, por ne jemi një grup shumë i bashkuar. Kjo do të na çojë në finale”, u shpreh Kolo Muani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori