LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i ri nga Gucci: Veshje të frikshme, ekstravagante, femërore, por edhe stil!

Koleksioni i ri nga Gucci: Veshje të frikshme, ekstravagante, femërore, por edhe stil!

Fuqitë e dizajnerit Alessandro Michelle, drejtori artistik i Gucci-t, janë të shumta. Pas skandalit të bujshëm të pak kohëve më parë lidhur me racizmin, Michelle përdori gjithë fuqinë e tij për ta orientuar shfaqjen drejt individualitetit dhe diversitetit

Në Javën e Modës në Milano u prezantua koleksioni Fall 2019 Ready-to-Wear, ku dizajneri duket se u frymëzua nga gjërat e lashta, androgjene dhe sigurisht maskat.

“Maskat në të vërtetë na lejojnë të tregojmë veten tonë dhe të aktrojmë si mendojmë ne se është më mirë,” tha ai në konferencën për shtyp pas sfilatës. “Është një mundësi si të tregosh veten duke përdorur një filtër.”

Përveç maskave të zakonshme, frymëzuar nga personazhe të animuar dhe jo vetëm, Michelle përdori edhe bizhuteritë si një formë maskimi.

Nën frymën e një bote tjetër, modelet mbanin veshur detaje me gjemba.

Që shfaqja do të vendoste në qendër diversitetin u kuptua që kur Jared Leto, mik me dizajnerin dhe adhurues i Gucci-t, u shfaq i veshur me një fustan sipas pantallonave.

Nuk munguan në skenë aksesorë të frymëzuar nga kulturat e vendeve të ndryshme dhe veshjet që theksojnë feminilitetin.

Pak kohë më parë, Gucci hoqi nga qarkullimi një bluzë të tipit balaclava – veshje e ngushtë që mbulon gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të pjesëve të fytyrës – fill sapo njerëzit shpërthyen në Twitter duke e krahasuar me ‘blackface’.

Blackface (Fytyrë e zezë) është një formë e grimit teatral e praktikuar rreth 200 vite më parë në SH.B.A, nga aktorë jo me ngjyrë. Ata nisën të pikturojnë fytyrat në ngjyrë të zezë për t’u tallur me afrikanët. Këto shfaqje fituan popullaritet në shekullin XIX dhe patën një ndikim të fuqishëm dhe ‘negativ’ në përhapjen stereotipeve raciste.

Lidhur me incidentin në fjalë, në konferencën për shtyp dizajneri u shpreh:

“Kjo gjë do të përdoret për të krijuar diçka të re dhe do të na ndihmojë që t’i shohim gjërat në një mënyrë tjetër”.