LAJMI I FUNDIT:

Kolegjiumi i Dekanëve të UP vendos për shtyrjen e provimeve pa afat, por një profesor nuk e respekton këtë vendim (Video)

Kolegjiumi i Dekanëve të UP vendos për shtyrjen e provimeve pa afat, por një profesor nuk e respekton këtë vendim (Video)

Edhe Universiteti i Prishtinës po e vazhdon grevën e shpallur nga SBASHK-u, ndërsa dekanët kanë vendosur që të shtyjnë të gjitha provimet e parapara për janar. Megjithatë, është profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, ai që ka mbajtur provimin me studentë.

Greva në arsim po vazhdon, dhe me vendim të Kolegjiumit të Dekanëve, u vendos unanimisht që të shtyhen të gjitha provimet e këtij afati, për një kohë të pacaktuar.

Mirëpo jo të gjithë profesorët vendosën të mbështesin grevën. Në sallën 51, aty ku ligjërohet për gazetari, profesori Milazim Krasniqi po mban provimin e paraparë për këtë afat.


Sipas profesorit Krasniqi, studentët humbin shumë për shkak të grevës. Ndërkaq shtoi se kjo nuk është mënyra e duhur për të arritur deri tek kërkesat.

“Duhet t’i gjejmë format tjera për t’i bërë presion Qeverisë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të keqpërdoren fëmijët, nxënësit për të arritur disa qëllime që në instancë të fundit nuk janë primare. Primare për ne do të duhej të ishte kualiteti i mësimdhënies, kualiteti i mësim nxënies, përmirësimi i sistemit të arsimit, përmirësimi i ligjeve, përmirësimi i librave, kompletimi i laboratorëve…, e jo një fokusim kaq fanatik rreth rritjes së rrogave. Për hir të së vërtetës në Kosovë shumë më keq i kanë punët pensionistët, të papunët, të sëmurët…”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Milazim Krasniqi.

Edhe studentët janë kundër grevës. Sipas tyre, kjo do t’u shkaktojë komplikim në procesin arsimor, duke bërë që të mbesin mbrapa me mësime.

“Për arsye të grevës na janë shtyrë provimet, që për ne paraqet problem sepse sa më shumë që shtyhen provimet nuk dihet kur fillon semestri tjetër. Kështu ne do të mbesim shumë mbrapa”, thotë studentja Blerona Miftari, përcjell Telegrafi.

“Personalisht më ka penguar ky vendim që është marrë, sepse po na shtyhet pushimi dhe po komplikohen më shumë gjërat”, tha studenti Sefer Demiri.

Kundër grevës në sistemin arsimorë përmes rrjeti social Facebook është shprehur edhe Këshilli i Prindërve e disa Këshille Studentore, si dhe Demokracia Studentore, ndërsa provimet dhe të gjitha aktivitetet e tjera shkollore janë shtyrë deri në një afat të pacaktuar./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori