Në 10 vjetorin e hapjes së tij në Kosovë, kolegji Heimerer hap Qendrën Terapeutike me qasje multidisciplinare dhe risi në shërbime terapeutike shëndetësore. Kjo qendër është inicuar me përkrahjen e projektit SMAHPC (Student-Run Multidisciplinary Allied Health Practice Center) të financuar nga ERASMUS+, përmes një modeli të funksionimit që përbën risi për Kosovë dhe rajon.
Qendra Terapeutike Heimerer është e vetmja poliklinikë me qasje multidisciplinare në rajon e cila ofron shërbime që adresojnë nevojat e shëndetit mendor, fizik dhe emocional të individëve, familjeve dhe komunitetit. Këto shërbime QTH i ofron përmes profesionistëve shëndetësor vendor dhe ndërkombëtar të kualifikuar dhe licencuar në shkenca terapeutike në profilet si:
Logopedi – Prof. Ass. Muljaim Kacka
Autizëm – PhD Bojan Radic
Ergoterapi – PhD Diana Ullrich
Fizioterapi – PhD Cand. Margarita Van Dijk
Filozofia ndërmarrëse e QTH-së është klienti në qendër dhe e drejta e individit për një kujdes shëndetësor më cilësor.
QTH ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të munguara në vend dhe rajon:
– Në fushën e Logopedisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)
– Në fushën e Autizmit (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)
– Në fushën e Ergoterapisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)
– Në fushën e Fizioterapisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)
Ajo që e bënë unik QTH-në është pikërisht bashkëpunimi multidisciplinar mes fushave të ndryshme terapeutike dhe përvojave më moderne ndërkombëtare, që ndërthuren dhe e plotësojnë njëra-tjetrën, duke përmbushur kështu më së miri nevojat e klientit.
Gjithashtu, e veçantë e kësaj qendre është krijimi i mundësisë për praktika profesionale në këto fusha për studentët e Kolegjit Heimerer dhe partnerëve të tjerë vendor e ndërkombëtar.
Për nder të hapjes së QTH-së, do të organizohet “Java e Diagnostikimit” dhe tryeza e ekspertëve me temë “Rëndësia e çasjes multidisciplinare”.
Gjatë javës së diagnostikimit QTH do të ofroj shërbime diagnostikuese me çmime promocionale. Shërbimet diagnostikuese do të bëhen duke përdorur:
– testin e autizmit (ADOS);
– testin e kuptueshmërisë;
– testin e aftësisë së gjuhës funksionale;
– testin e artikulimit;
– testin diagnostik defektologjik dhe
– testin e disleksisë.
Në tryezën e ekspertëve do të marrin pjesë përfaqësues nga projekti SMAHPC (Student-Run Multidisciplinary Allied Health Practice Center), udhëheqësit e klinikave të QTH-së dhe mysafir nderi -ish presidenti i Organizatës Botërore të Autizmit. Paul Shattock dhe eksperti i organizatës botërore të autizmit, Necip Cem Kinaci.
Për më shumë informacione, kontaktoni në:
Email: info@qt-heimerer.eu
Tel: +383 49 947 351 ose +383 49 947 347
Web: www.qt-heimerer.eu
Adresa: Veranda D4, Hyrja D, Lagja Kalabri, (Rruga për Vetërnik), 10,000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova