Ka filluar grumbullimi i futbollistëve te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor.

Dardanët do t'i zhvillojnë dy ndeshjet e fundit në grupet e Ligës së Kombeve, ku takohen me Rumaninë në udhëtim dhe presin Lituaninë.


Megjithatë ndeshjet e fundjavës në klubet evropiane nuk kanë qenë më të mirat sa i përket futbollistëve të Kosovës.

Tre futbollistë të cilët ishin në listën e Franco Fodës për dy ndeshjet e këtij muaji kanë pësuar lëndime me skuadrat e tyre.

Leart Paqarada 4

Mbrojtësi i majtë Leart Paqarada ka pësuar lëndim në fitoren e Kolnit 1-0 ndaj Greuther Furth dhe në minutën e 68-të u zëvendësua.

Lëndime kanë pësuar edhe dy futbollistët ofensivë, Milot Rashica me fanellën e Besiktas dhe Bersant Celina me fanellën e gjigantit suedez AIK.

Bersant Celina

Telegrafi mëson se sulmuesi në top formë me skuadrën e tij CSKA Sofja, Zymer Bytyqi është ftuar nga Franco Foda.

Bytyqi ka kapur formën dhe në tre sfidat e fundit ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë me fanellën e gjigantit bullgar.

Zymer Bytyqi

Megjithatë pritet të ketë edhe lojtarë të tjerë që do të përfshihen në listë për të zëvendësuar Bersant Celinën dhe Leart Paqaradën.

Foda ka publikuar edhe listën e futbollistëve që janë në pritje dhe ata janë: Ilir Avdyli, Mustafë Abdullahu, Lirim Kastrati, Mirlind Kryeziu, Leard Sadriu, Art Smakaj, Altin Zeqiri,Drilon Hazrollaj, Astrit Selmani, Muhamed Hyseni.  /Telegrafi/ 

telegrafi sport app