LAJMI I FUNDIT:

Kojufca dhe deputeti gjerman Beyer flasin për bashkëpunimin dhe projekte të përbashkëta

Kojufca dhe deputeti gjerman Beyer flasin për bashkëpunimin dhe projekte të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer, me të cilin ka biseduar për çështje të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë.

Konjufca e falënderoi deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin  dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës.

Ai u shpreh se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe theksoi nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interesin dhe vlerat tona të përbashkëta, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.


Sipas komunikatës, në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve.

Deputeti gjerman, Peter Beyer, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Kalo në kategori