As takimi i ditës së mërkurës ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk rezultoi me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së. Pas takimit i cili zgjati disa orë, dy krerët e partive nuk u prononcuan për media, megjithatë zëdhënësi i LDK-së, bëri të ditur se nuk ka marrëveshje dhe se takimet mes partive do të vazhdojnë.
Për situatën e krijuar pas certifikimit të zgjedhjeve dhe bisedimet që po bëhen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Telegrafin ka folur profesori i Universiteti të Prishtinës, Milazim Krasniqi.
Ai tha kohëzgjatja e bisedimeve ka të bëjë me mosbesimin që ekziston mes LVV-së dhe LDK-së.
“Këtë zgjatjen e bisedimeve e shoh si pasojë e mosbesimit që ekziston mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nga e kaluara. Prapë po bëhet një taktik për me u siguru që kjo qeveri të mos ketë probleme, sigurisht këto kanë mundur të zgjidhen më herët meqenëse më 6 tetor është ditur se kush është fituesi, dhe është ditë që do të ketë koalicion por kjo e karakterizon LDK-në me shtyrjen e gjërave. Megjithatë, unë besoj së tashmë janë në prag të arritjes së marrëveshjes, sepse janë konsumuar të gjitha taktikat dhe afatet dhe besoj që së shpejti do të arrihet koalicioni dhe do të realizohet vullneti i zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Krasniqi.

Kurse sa i përket postit të presidentit që LDK po kërkon të përfshihet në marrëveshje, Krasniqi thotë se kjo nuk do të duhej të ndodhte.
“Posti i presidentit nuk do të duhej të përfshihej në këtë marrëveshje, meqenëse posti i presidentit është kushtetues dhe plotësisht i pavarur nga koalicioni, në shumë vende demokratike presidenti mund të jetë i një grupimi tjetër ose i pavarur nga qeveria. Por tek ne është krijuar një praktike e keqe nga e kaluara, ku shihet posti i presidentit në pako të marrëveshjes dhe siç duket kjo do të vazhdojë edhe tash, mendoj që kjo është gabim, sepse presidenti do të duhej të ishte jashtë koalicionit”, potencoi ai.
Lidhur me bisedimet që po bëhen mes LVV-së dhe LDK-së, është deklaruar edhe Arton Demhasaj nga organizata joqeveritare Çohu.
Demhasaj tha se pengesa kryesore në bisedime është posti i presidentit që po e kërkon LDK.
“Posti i presidentit është pengesë për mos arritjen e një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së. LDK është këmbëngulëse dhe me çdo kusht e kërkon postin e presidentit dhe kjo të përfshihet në marrëveshje. Në anën tjetër është LVV e cila kategorikisht e kundërshton këtë, sepse e ka kundërshtuar edhe në të kaluarën zgjedhjen e presidentit nga ana partive politike. Pra ky është problemi kryesor që nuk po arrihet me u tejkalu dhe me shku drejt një marrëveshje për koalicion bashkë qeverisës”, u shpreh ai për Telegrafin.

Demhasaj tha se ekzistojnë dy mundësi që LVV dhe LDK të mund të arrijnë marrëveshje pa përfshirë postin e presidentit.
“Këto dy parti mund të arrijnë një marrëveshje duke anashkaluar postin e presidentit dhe kur vjen koha për të filluar procedurat ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri, të dakordohen dhe presidenti të mos jetë as nga LVV e as nga LDK, po të jetë figurë konsensuale që vërtetë kish mundur të luaj rolin kushtetues që është unifikimi i faktorit politik. Opsioni i dytë është që këto dy parti me u marrë vesh dhe kur të krijohet qeveria të fillojnë me reforma zgjedhore që kanë një vit kohë për ta bërë këtë reformë zgjedhore e që në këtë reformë zgjedhorë do të ndryshohej që presidenti të zgjidhej nga populli e jo nga kuvendi. Pastaj kur të vjen koha për zgjedhje për president, populli të vendos se kush duhet të jetë”, ka thënë ai.
Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që mbledhja e parë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 dhjetor, duke filluar nga ora 09:00.
Në njoftimin e bërë nga presidenca thuhej se kryetari dhe kryesia e legjislaturës së gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës