Kofshë gjeli 'Konfi'
Kofshë gjeli 'Konfi' sjell aroma të veçanta dhe shume shije gatuar me një marinim me ulthull molle. Përbërësit: ▪ kofshë gjeli ▪ uthull molle ▪ uthull balsamike ▪ 3 birra (të ndryshme) ▪ mustardë ▪ karotë ▪ hudhër ▪ qepë ▪ selino ▪ rrush i thatë Përgatitja:
Kofshën e gjelit e marinojmë me uthull molle dhe balsamike për 6-7 orë.
Vetëm kofshën e vendosim në një enë, duke shtuar të gjithë përbërësit e sipërpërmendur të prerë hollë, mustardën dhe tre llojet e birrave.
Pasi të marrë valën e parë, enën e mbuluar tërësisht. E fusim në furrë në temperaturën 110 gradë C për 7 orë, në mënyrë që kofsha e gjelit të jetë e gatuar, të mos ndërrojë ngjyrë dhe të ruajë vlerat ushqimore.
Nga: Arvin Kita (Shije)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























