LAJMI I FUNDIT:

Koeman nuk mund ta gjejë ‘çelësin e suksesit’: Tre sisteme të ndryshme, tetë lojtarë dhe vetëm një gol

Koeman nuk mund ta gjejë ‘çelësin e suksesit’: Tre sisteme të ndryshme, tetë lojtarë dhe vetëm një gol

Ankthi i Barcelonës ndaj top skuadrave vazhdon pasi pësoi humbje 2-1 kundër Real Madridit të dielën në El Clasico.

Në katër përballje të vështira këtë sezon kundër Bayern Munich, Benfica, Atletico Madrid dhe Real Madrid , Barcelona ka arritur të shënojë vetëm një gol, të cilin e shënoi Sergio Aguero.

Mungesa e një kërcënimi në fazën ofanzive ishte e qartë për çdo shikues në fundjavë, me Sergino Dest, Gerard Pique dhe Ansu Fati që nuk arritën të shënonin nga afër.


Barcelona duket se nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Koemanin
Lexo po ashtu Barcelona duket se nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Koemanin

“Në futboll, ju duhet të kontrolloni zonat”, ka thënë Sergio Busquets pas ndeshjes kundër Real Madridit.

Dhe Barcelona ka luftuar për ta bërë këtë kundër skuadrave të mëdha për një kohë tani.

Ronald Koeman ka kërkuar alternativa në sulmin e tij dhe problemet e tij me lëndimet deri më tani këtë sezon kanë qenë të pamohueshme, me Agueron që ka humbur pjesën më të madhe të sezonit, si dhe Ousmane Dembele nuk ka luajtur ende asnjë minutë të vetme.

Eskaloi situata jashtë Camp Nout: Tifozët e Barcelonës sulmuan Koemanin, vjen reagimi i klubit
Lexo po ashtu Eskaloi situata jashtë Camp Nout: Tifozët e Barcelonës sulmuan Koemanin, vjen reagimi i klubit

Disa mungesa e kanë detyruar Koemanin të testojë lojtarë si Philippe Coutinho, Gavi dhe Sergino Dest, por ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Një 3-5-2 kundër Bayernit dhe Benfikës

Sistemi i përdorur kundër Bayern Munich dhe Benficas në Ligën e Kampionëve ishte një mënyrë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën e tij, në përgjigje të mungesës së sulmuesve.

Në dy ndeshjet, Memphis Depay dhe Luuk de Jong u paraqitën në formacionin fillestar, me Yusuf Demir dhe Coutinho që hynë në pjesën e dytë kundër Bayern Munich.

Në përballjen me Benfican, Ansu Fati dhe Coutinho startuan në përpjekje për të forcuar sulmin. Megjithatë, kjo nuk u realizua në të dyja ndeshjet dhe skuadra e Koeman nuk arriti të regjistronte një goditje në portë në të gjithë 180 minutat.

Një 4-2-3-1 kundër Atleticos

Pas humbjeve të tyre në Ligën e Kampionëve, Koeman vendosi të ndryshojë sistemin kundër Atletico Madridit, duke përdorur një 4-2-3-1 në vend të kësaj me një Memphis të vetëm në krye sulmit.

Pas holandezit qëndronin Frenkie de Jong, Coutinho dhe Gavi. Më vonë, Ansu Fati do të hynte në ndeshje dhe formacioni do të kalonte në 4-3-3 në të cilin Gavi zuri vend në krahun e djathtë.

Edhe një herë, skuadra nuk arriti të shënonte dhe betejat e skuadrës kundër skuadrave më të mira vazhduan.

4-3-3 kundër Real Madridit

El Clasico pa një sistem të ri të zbatuar në 4-3-3 klasik, i revolucionarizuar fillimisht më parë nga skuadra e Barcelonës së Pep Guardiolës.

Megjithatë, një ndryshim midis 4-3-3 të Koeman kundër Real Madridit dhe 4-3-3 kundër Atleticos ishte futja e Destit në krahun e djathtë, ndërsa Memphis dhe Fati plotësuan dy pozicionet e tjera sulmuese.

Dest pati një mundësi të shkëlqyer për të kaluar skuadrën e tij në epërsi në pjesën e parë pas një vrapimi të bukur nga Memphis, por reprezentuesi amerikan gjuajti topin mbi traversë dhe lojtarët e Barcelonës mbetën me kokën në duar.

Në këtë përplasje do të futeshin në fushë Aguero dhe Luuk de Jong, ku argjentinasi do të bënte vetëm paraqitjen e dytë deri më tani për skuadrën.

Fatmirësisht për Koeman, Aguero arriti të shënojë gol dhe qëndron si një fije e vogël shprese se Barcelona ka ende një lojtar që mund të shënojë gola, sidomos në ndeshje të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Pesë lojtarët që u shfaqën më shumë në fushë nën drejtimin e Franco Fodas në Ligën e Kombeve

Pesë lojtarët që u shfaqën më shumë në fushë nën drejtimin e Franco Fodas në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori