Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel, ka folur para përballjes ndaj Kosovës, duke vlerësuar formën e mirë të sulmuesit shqiptar Fisnik Asllani.

Ai theksoi se ekipi zviceran është i fokusuar dhe i vetëdijshëm për cilësitë që ka kundërshtari.


“Kam parë që Fisnik Asllani është në formë të mirë. Është e rëndësishme t’i shikosh më nga afër një ose dy lojtarë në veçanti, por në fund gjithmonë janë njëmbëdhjetë lojtarë në fushë”.

Portieri i Dortmundit shtoi se Kosova ka treguar nivel të lartë në ndeshjet e fundit dhe se Zvicra nuk e nënvlerëson aspak.

“E dimë që Kosova ka një ekip të mirë dhe gjithmonë lufton. Ne luajtëm shumë mirë në ndeshjen e parë, veçanërisht në pjesën e parë. Ata më pas luajtën shumë mirë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. I dimë cilësitë e tyre”.

Kujtojmë, përballja e zjarrtë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

telegrafi sport app