LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot

Koalicioni për Familjen i anulon aktivitetet e fushatës për sot

Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për sot.

Kjo për shkak të rastit tragjik që ndodhi dje në Jabllanicë të Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një objekti, vdiqën tre fëmijë.

Njoftimin e bëri njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica.


“Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre.

Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente të vështira.

Për sot, Koalicioni për Familjen ndërpret çdo aktivitet të planifikuar në teren.

Ftojmë organet e rendit të zbardhin rastin e vdekjes së tyre në një shtëpi të pabanuar ku si pasojë e shembjes kanë pësuar tragjikisht.”, ka shkruar Korenica.