LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni LDK-AKR e hap zyrtarisht fushatën, Hoti thotë se e ka ekipin më të mirë prapa vetes

Koalicioni LDK-AKR e hap zyrtarisht fushatën, Hoti thotë se e ka ekipin më të mirë prapa vetes

Sot para qytetarëve të Podujevës, koalicioni LDK- AKR- Alternativa, e kanë bërë edhe hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Shefi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka hapur fushatën duke thënë para simpatizantëve të këtij koalicioni se “ju llapjanët keni kultivuar në mënyrë të devotshme filozofinë e presidentit Rugova”.


Sipas tij, llapjanët asnjë ditë dhe asnjë orë nuk u larguan nga rruga dhe fryma rugoviane.

“Ju në Podujevë jeni kampion të LDK-së. Ju e dini më së miri se si fitohet dhe mbrohet fitorja”, ka shtuar Mustafa.

Kryeministri në ikje, ka theksuar se kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Avdullah Hoti, është njeri i mirë, familjar dhe besnik.

“Oferta jonë është e qartë për të gjithë ata që ja duan të mirën Kosovës, sepse e kemi listën më të mirë për deputet, dhe e kemi kandidatin më të mirë për kryeministër”, ka shtuar Mustafa.

Presidenti i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Behgjet Pacolli, si pjesë e këtij koalicioni, ka theksuar se njerëzit e rreshtuar në anën e koalicionit LDK-AKR-AL, janë të sinqertë dhe do ta ndryshojnë Kosovën.

Ai e ka quajtur koalicionin PDK – AAK – Nisma, si koalicion i territ, i natës dhe i frikës, i cili sipas tij, u formua në minutën e fundit.

“Ata janë duke kopjuar programin tonë, që në çdo shtëpi do të ketë një të punësuar gjatë qeverisjes sonë. Çdo i ri do ta ketë punën e garantuar dhe do të ketë shansin e vet që të punojë”, ka shtuar Pacolli.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, ka thënë se fitorja fillon prej Podujevës.

Sipas tij, lista të cilës i prin ai, ka njerëz me duar të pastra dhe me qëllime të qarta zhvillimore për vendin”.

“Unë kam ardhur me ekipin më të mirë të mundshëm. Kërkoj nga ju të mos mashtroheni nga premtimet boshe dhe pa përmbajtje. Keni program të qartë për zhvillim dhe për jetë dinjitoze të qytetarëve të Kosovës. Posa ta marrim qeverinë do ta vazhdojmë punën aty ku e lamë, me reforma në sferën fiskale. Votoni koalicionin që do ta bëjmë kthesën më të madhe. Do të ofrojmë Qeveri profesionale dhe me duar të pastra”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Kalo në kategori