Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një njoftimi për media theksoi se nga vizitat që i janë bërë të ndjerit Naser Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan, asnjëherë nuk kishte deklaruar se probleme shëndetësore.
KMDLNj thekson se gjatë vitit 2016 ka regjistruar katër vdekje në burgje dhe 11 tentim vetëvrasje.
Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:
“Më datë 3 prill 2017 në rrethana ende të pasqaruara vdiq i paraburgosuri Naser Makolli. I paraburgosuri Naser Makolli më datë 07.11.2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishte intervistuar nga KMDLNj për ‘rastin Dehari’ pasi që i fundit ishte ndarë nga i njeri Dehari dhe i pari e kishte parë të shtrirë në dyshemenë e dhomës së Q.P në Prizren aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
Deklarata e KMDLNj për këtë rast ishte bërë publike ndërsa i paraburgosuri, tashmë i ndjeri Naser Makolli i kishte dhënë disa intervista.
Pas transferimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, Naser Makolli ishte vizituar nga KMDLNj por, në asnjë rast nuk ishte deklaruar se ka probleme shëndetësore pas së cilave KMDLNj do të kërkonte trajtimin e tij shëndetësor nga Shërimi Shëndetësor i Burgjeve. Vdekja e të paraburgosurit Naser Makolli për KMDLNj-në paraqet shqetësim të madh prandaj kërkon hetime të shpejta dhe profesionale pas së cilave do të përcaktohej përgjegjësia e mundshme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve ka përgjegjësi morale, materiale dhe ligjore për sigurimin e jetës së personave të privuar nga liria dhe trajtimin e tyre në përputhje me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale dhe standardeve ndërkombëtare.
Në vitin 2016, KMDLNj ka regjistruar katër (4) vdekje në burgje dhe 11 tentim për vetëvrasje prandaj si njërin prej rekomandimeve kryesore e ka pasur ngritjen e kapaciteteve profesionale të shërbimeve shëndetësore në burgjet e Kosovës si dhe ndërtimin e një spitali brenda hapësirave të institucioneve korrektuese e të tilla ka mjaftueshëm shkaku se janë ndërtuar kapacitete të paraburgimi dhe korrektuese në masë më të madhe se sa është nevoja reale.
Të punësuarit në SHSHB duhet të kenë stimulim dhe kushte të veçanta nëse duan që ky shërbim Shëndetësor i Burgjeve të profesionalizohet dhe të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore. KMDLNj ka identifikuar së paku edhe 10 raste që meritojnë trajtim urgjent dhe profesional apo pezullim të dënimit në përpjekje për shërim.
Të dënuarit me diagnozë terciare (sëmundje të pashërueshme) duhet të lirohen ndryshe numri i të burgosurve që do të vdesin nga sëmundja e cila (për shkak se janë të burgosur) domosdoshmërisht do të trajtohen si vdekje të dyshimta vetëm sa do të rritet.
KMDLNj kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të jetë më transparent në reagime dhe të mos vonohet sikur në rastin e Naser Makollit.
Ndryshe do të krijojë hapësirë për manipulime të ndryshme dhe interpretime sipas nevojave politike etj.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon që të mos ndërhyhet në hetimet për këtë rast dhe të priten rezultatet e obduksionit i cili qartë do të vërtetojë kohën, shkakun dhe mënyrën e vdekjes. Duhet t’i shmangemi deklaratave paragjykuese deri të përfundojnë hetimet si dhe duhet të tregohet më shumë respekt për dhimbjen e familjes Makolli”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve
VLEN: Kemi rritur buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën studentore
Autobusi nga Kosova u aksidentua në Kroaci, kompania jep detaje
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin