Italia e nisi siç është më së miri Euro 2020 duke marr një fitore të madhe ndaj Turqisë me rezultat 3-0 të premten në mbrëmje.

Ciro Immobile, Lorenzo Insigne shënuan golat, ndërsa një autogol e shtoi Merih Demiral në fitoren e parë të Azurrëve.


Kur e shikon fillimisht formacionin e Italisë, bie në sy dyshja e Sassuolos, një klub i Serie A që nuk shquhet për suksese të mëdha.

Sassuolo ndeshjet i zhvillojnë në “Reggio Emilia”, ndërsa vijnë nga një qytet i vogël si Emilia-Romagna që ka vetëm 40,000 banorë.

Domenico Berardi dhe Manuel Locatelli luajnë te Sassuolo, dhe në ndeshjen hapëse ishin prej më të mirëve.

Screenshot 9 5

Berardi ishte shumë i përfshirë në pjesën e parë, megjithëse jo gjithçka që ai u përpoq të bënte doli si e mendoi, por në të dytën, ai shkëlqeu.

Ishte Berardi ai që pothuajse ishte autor i golit të parë në ndeshje, pasi kaloi një mbrojtës dhe lëshoi një top të fortë drejt zonës, ku ish-shoku i tij i ekipit te Sassuolo, Merih Demiral, e ktheu në gol.

Berardi dha një asistim të mirë edhe te Leonardo Spinazzola, që gjuajti por goditja e tij u prit nga portieri turk, ndërsa nga topi i kthyer Ciro Immobile shënoi.

berardi locatelli  1

Ashtu siç ka qenë ndër vite për Sassuolon, Berardi ishte njëri ndër lojtarët kryesorë edhe te Azzurrët.

Hiq më pak merita në fitore nuk kishte as Locatelli, i cili luante  në treshen e mesfushorëve italianë. Jorginho, Nicolo Barella dhe ai, pothuajse nuk gabuan asnjë pasim nga minuta e parë deri në minutën e fundit, duke bërë që shumë të mendojnë që ai mund ta zë pa problem vendin e Marco Verrattit.

Berardi.Locatelli.Italia.2020.

Por kontributi i Sassuolos nuk do të mbarojë me kaq. Sulmuesi i ri Giacomo Raspadori është i përfshirë në listën e Mancinit për këtë turne dhe ai mund të paraqitet në ndeshjet në vazhdim. /Telegrafi/   

telegrafi sport app