Klubi i Reims i ka lejuar Arbër Zenelin dhe Valon Berishën që të luajnë në të dy ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Kosova fillimisht luan me Moldavinë në Parma si mysafire, të enjten me 3 shtator, kur pritet të jetë pothuajse e kompletuar për këtë sfidë.


Bernard Challandes po ka problem për grumbullimin e lojtarëve për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Greqisë në “Fadil Vokrri” që zhvillohet disa ditë më pas.

Bernard Challandes konference per ndeshjen Republika Ceke Kosova foto Ridvan Slivova 22 1

Lojtarët që luajnë në Zvicër dhe Gjermani nuk janë lejuar nga klubet që të vijnë në Prishtinë.

Por klubi francez Reims e ka konfirmuar se dyshja e tyre Arbër Zeneli dhe Valon Berisha do të jenë në grumbullim me Kosovën për të ndeshjet.

Një rikthim për Zenelin që mungon te Kosova tash e një kohë, shkaku i një lëndimi.

Dyshja luajë së bashku në Ligue 1, ku edhe kanë zhvilluar deri tani dy ndeshje. /Telegrafi/

telegrafi sport app