Edhe pse në vitin e parë të themelimit, FC Prishtina 01 është treguar klub mjaftë serioz dhe ka arritur t'i korrë sukseset e para.

FC Prishtina 01 ka zhvilluar deri tani 10 ndeshje në stinorin vjeshtor, nëntë në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës, ku ka shënuar të gjitha fitore.


“Fitorja më e thellë ka ardhur ndaj Varoshit me rezultat 22-0”.

47573714 363810187712468 7711161721775194112 n

“Pas saj vjen ndeshja me Letajn ku skuadra jonë shënoi fitore me rezultat 16-2”.

“Fitorja më e ngushtë ishte ndaj Vitisë me rezultat 3-0. Nga 10 ndeshje në 6 prej tyre, portierët tanë nuk kanë pranuar gol”.

47357581 363810007712486 9163004239989964800 n

“Letaj, Albaniku dhe BB Llapi (dy herë, kampionat dhe kupë), janë të vetmet që kanë shënuar në portën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

FC Prishtina 01 në Ligën e Parë pas nëntë ndeshjeve jemi lider me 27 pikë, ndërsa në Kupë kemi kaluar në rrethin e dytë.

46489575 352909258802561 249911047303987200 o

Ndeshja e fundit e vitit zhvillohet me 27 ose 28 dhjetor për Kupë me Mitrovicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app