Klubi i njohur i Ligës Premier shkarkon trajnerin e tretë këtë sezon

Sean Dyche është bërë trajneri i tretë që shkarkohet nga Nottingham Forest këtë sezon, pas një barazimi pa gola me Wolverhampton Wanderers që e la klubin në një luftë të vështirë për mbijetesë.
I emëruar vetëm në tetor të vitit të kaluar, Dyche ka pësuar të njëjtin fat si ish-trajnerët, Nuno Espirito Santo dhe Ange Postecoglou.
Kur ai mori drejtimin e ekipit, Forest ishte dy pikë mbi zonën e sigurisë dhe ai largohet me klubin tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

“Klubi i Futbollit Nottingham Forest mund të konfirmojë se Sean Dyche është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner kryesor”.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Seanin dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre gjatë kohës së tyre në klub dhe u urojmë atyre fat të mbarë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Nottingham Forest Football Club can confirm that Sean Dyche has been relieved of his duties as head coach.
We would like to thank Sean and his staff for their efforts during their time at the Club and we wish them the best of luck for the future. We will be making no further… pic.twitter.com/q6LPADIsDw
— Nottingham Forest (@NFFC) February 12, 2026
Ndryshe, Dyche e ka drejtuar Forestin në 25 ndeshje me një rekord prej 10 fitoresh, pesë barazimesh dhe 10 humbjesh.
54-vjeçari gjithashtu e udhëhoqi klubin në fazën eliminatore të Ligës së Evropës, ku ata përballen me Fenerbahcen javën e ardhshme. Ndeshja e parë do të luhet në Stamboll.
Mediat angleze po raportojnë se Vitor Pereira është njëri nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e klubit. Pereira u shkarkua nga Wolves nëntorin e kaluar. /Telegrafi/






















































