LAJMI I FUNDIT:

Klubi i cili po lufton për mbijetesë futet në garë për transferimin e Rashford

Klubi i cili po lufton për mbijetesë futet në garë për transferimin e Rashford

Një klub befasues i cili po lufton për të siguruar mbijetesën është bërë pjesë e garës për transferimin e Marcus Rashford. 

E ardhmja e Rashford tek Manchester United ka mbetur tejet e pasigurt që prej se ai tha në një intervistë se është i gatshëm për një aventurë të re. 

Disa klube janë lidhur me një transferim të mundshëm të anglezit, ku nuk mungojnë ofertat edhe nga Liga Premier. 


Rashford nuk ka luajtur që nga takimi ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës muajin e kaluar, teksa mungoi edhe ndaj Liverpoolit shkaku i sëmundjes. 

Një largim nga ‘Djajtë e Kuq’ në janar është i mundshëm, me një raportim të fundit nga Italia që bën me dije se Como ka kthyer vëmendjen tek Rashford. 

Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka thënë se Como që drejtohet nga Cesc Fabregas, i është bashkuar një liste të madhe klubesh që kanë shprehur interesim për Rashford. 

Si mund të rreshtohej Milani me Rashfordin: Roli i Leaos dhe ndryshimi i mundshëm taktik
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohej Milani me Rashfordin: Roli i Leaos dhe ndryshimi i mundshëm taktik

Di Marzio ka pretenduar se klubi italian ka qenë shumë ambicioz në afatin kalimta, pasi tashmë kishin transferuar emra si Raphael Varane, Andrea Belotti, Nico Paz dhe Pepe Reina. 

Varane, i cili tashmë po punon si një ambasador i klubit pas pensionimit, mund ta bind Rashfordin që të largohet nga United në drejtim të Comos, pasi kanë luajtur atje së bashku. 

Como, sidoqoftë, po përballet me konkurrencë të madhe nga klubi tjetër italian AC Milan, të cilët po ashtu kanë biseduar me përfaqësuesit e lojtarit./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori