Jemi pothuajse në përfundim të tregut të transferimeve të verës në top ligat evropiane.

Disa nga klubet tashmë vetëm kanë siguruar shërbimet e lojtarëve të preferuar duke u përforcuar kështu në pozitat që ata ishin të interesuar.


Edhe këtë herë shpenzimet ishin të mëdha, ndërsa Juventusi është skuadra që ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 256.9 milionë euro.

Screenshot 20180807 131918 Foto: 433/Instagram

Blerja e tyre më e madhe ishte Cristiano Ronaldo nga Juventusi, pastaj Joao Cancelo nga Valencia dhe Douglas Costa nga Bayern Munich.

Në vendin e dytë është Barcelona me 124.9 milionë euro, blerja më e shtrenjtë është Malcom nga Bordeaux.

Screenshot 20180807 131925 Foto: 433/Instagram

Pastaj vjen Liverpooli i Jurgen Klopp me 122.2 milionë euro, ku blerja më e shtrenjtë e Reds ishte portieri i Romës, Alisson Becker.

38664137 267058620566126 2574945503699533824 n e1533647043626 Foto: 433/Instagram

Në vendin e katër është Atletico Madrici me 109 milionë euro, ndërsa ishte Thomas Lemar nga Monaco ishte transferimi më i shtrenjtë.

Screenshot 20180807 131936 Foto: 433/Instagram

Top pesëshja mbyllet nga Roma, klubi nga kryeqyteti italian ka shpenzuar 100,95 milionë euro, ndërsa lojtari që u ble më së shtrenjti është Javier Pastore për 24.7 milionë euro. /Telegrafi/

38828241 1738403496266939 792414302106550272 n Foto: 433/Instagram

telegrafi sport app