Mesfushori i Milanit, Franck Kessie mund të largohet për në Ligën Premier nëse klubet angleze paguajnë 20 milionë euro për shërbimet e tij.

Kessie ishte një element kryesor i Milanit të Rino Gattuso, por ka rënë në hierarki gjatë kohëve të fundit, së pari nën urdhrat e Marco Giampaolos dhe tani te Stefano Pioli.


E përditshmja Corriere dello Sport sugjeron që nëse Milani do të merrte një ofertë të arsyeshme për lojtarin në afatin e dimrit, një shifër rreth 20 milion euro, ata do të pajtoheshin për shitjen e tij.

Klubet angleze, West Ham dhe Wolverhampton besohet se janë të interesuara për 23-vjeçarin.

Në anën tjetër ish-trajneri i tij, Gattuso do të dëshironte një ribashkim me të te Napoli.

Kessie nënshkroi nga Atalanta në verën e vitit 2017 për një tarifë të raportuar prej 32 milionë euro, ndërsa shitja e tij do të sillte humbje në San Siro.

Ai ka bërë 111 paraqitje në të gjitha garat me Rossonerët dhe ka shënuar 13 herë. /Telegrafi/

telegrafi sport app