LAJMI I FUNDIT:

Klopp i nervozuar me tifozin që hyri në fushë dhe e lëndoi Adrianin: Nuk ishte qesharake

Klopp i nervozuar me tifozin që hyri në fushë dhe e lëndoi Adrianin: Nuk ishte qesharake

Jurgen Klopp është shprehur tejet i nervozuar me një tifoz që hyri në fushë pas finales së Superkupës ndaj Chelsea, duke e lënduar portierin e Liverpoolit, Adrian.

Trajneri gjerman ka thënë se nëse tifozi nuk mund ta ndalte veten nga futja në fushë, atëherë është dashur që tifozët e tjerë ta bëjnë atë gjë.

Klopp ka thënë se portieri po ndihet mirë, por ende nuk dihet nëse do të do ta luajë ndaj Southamptonit nesër (e shtune) në kuadër të xhiros së dytë në Ligën Premier.



“Një tifoz hyri në fushë dhe kërceu mbi të. Ai ishte ndjekur nga sigurimi, mirëpo e kishte goditur Adrianin në kyçin e këmbës. Është çmenduri”, ka thënë strategu gjerman.

Liverpooli mbetet pa portier, Klopp konfirmon lëndimin e Adrianit gjatë festimit të Superkupës së Evropës
Lexo po ashtu Liverpooli mbetet pa portier, Klopp konfirmon lëndimin e Adrianit gjatë festimit të Superkupës së Evropës

“Kam biseduar me portierin sot dhe më tha që ndihet më mirë, por do të shohim. Për të ishte një lojë e madhe, jo vetëm që priti penalltinë, por edhe për lojën e treguar”.

“Është çmenduri. Ne i duam tifozët tanë, nuk ka dyshime, por duhet të ndalojnë së bëri atë gjë. Në ndeshjen ndaj Cityt hyri një tifoz, po ashtu edhe në atë ndaj Norwichit, nuk është qesharake”, ka shtuar më tej Klopp /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!"

Sport
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Griezmann thyen një rekord të madh të Messit, argjentinasi futet në histori të La Ligas

Griezmann thyen një rekord të madh të Messit, argjentinasi futet në histori të La Ligas

La Liga
“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

La Liga
Kalo në kategori