LAJMI I FUNDIT:

Klopp me fjalë të mëdha për Shaqirin, pasi ylli kosovar shënoi gol të jashtëzakonshëm: Luajti në një pozitë të panjohur, nuk kam dyshuar kurrë në të

Xherdan Shaqiri është rikthyer nga lëndimi dhe ka luajtur titullar për Liverpoolin në kuadër të EFL Cup.

Sulmuesi kosovar bëri një ndeshje të mirë edhe pse luajti në një pozicion ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.

Shaqiri u aktivizua si mesfushor, por ai ka lënë të kënaqur trajnerin Jurgen Klopp me paraqitjen e tij.


“Fillimisht ishte një super lojë, një super lojë nga Shaqiri në një pozitë mjaftë të panjohur për të, më thellë në mesfushë. Shaqiri u vendos mjaftë mirë në mesfushë, ai bëri një goditje të mirë dhe shënoi një gol të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht Klopp.

Klopp thotë se nuk ka dyshim në cilësitë e kosovarit, në fakt nuk ka pasur asnjëherë dyshim.

“Nuk kam dyshime për cilësinë e Shaq, në fakt nuk kam pasur kurrë dyshime mbi të dhe në këtë moment gjithçka duket vërtetë mirë dhe premtuese për të ardhmen”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.

https://www.instagram.com/p/CFiGt9mD6YN/

Numri një i Liverpoolit e zëvendësoi Shaqirin, por ai ka konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim.

“Ishte faji im që e nxora nga loja, ai ishte plotësisht mirë. Shaqiri e preku dy herë kyçin e këmbës dhe mendova se është lënduar, por nuk ka asgjë dhe është shumë mirë”, përfundoi Klopp.

Liverpool ka triumfuar me rezultat të thellë 2-7 te Lincoln, ndërsa Shaqiri shënoi golin e parë në ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori