Klipi i bashkëpunimit mes DJ PM e DJ Dagz dhe Morenës do të xhirohet jashtë Kosovës

DJ PM dhe DJ Dagz janë duke punuar në materialet e reja muzikore, ndërsa një prej tyre është edhe bashkëpunimi me Morena Tarakun.
Pas sukseseve që arritën me projektet e përbashkëta me Uki Latifin dhe Yll Limanin, dy Dj-të do të vijnë me një këngë me këngëtaren e bukur.
Kënga e re tashmë ka përfunduar dhe është mjaft ritmike.
Ata kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për xhirimin e videoklipit.
Bëhet e ditur se xhirimet do të bëhen jashtë Kosovës, ndërsa akoma nuk është vendosur se në cilin vend. Favorit është Turqia.
Morena ka shoqëri të mirë me DJ Dagz e DJ PM, prandaj kanë vendosur të realizojnë edhe një bashkëpunim.
Nga ana tjetër, pas projektit me Morenën, dy DJ-ët kanë paralajmëruar se do të vijnë me një tjetër bashkëpunim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/11/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































