Klinika “Zhan Mitrev” tregon për shëndetin mendor në punë: një rrugë drejt mirëqenies
![Klinika “Zhan Mitrev” tregon për shëndetin mendor në punë: një rrugë drejt mirëqenies](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/Mentalno-zdravje-na-rabota-1-1536x1024-1-780x439.jpg)
Puna luan një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve, por është gjithashtu burimi i një sërë situatash që përfshijnë përvoja të tilla si: stresi, mbingarkesa, konfliktet me kolegët, ngacmimet në vendin e punës dhe shfaqjen e problemeve me shëndetin mendor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e përkufizon shëndetin mendor si mirëqenie mendore që u mundëson njerëzve të përballojnë momentet stresuese në jetë, të zhvillojnë të gjitha aftësitë e tyre, të jenë në gjendje të mësojnë dhe të punojnë në mënyrë adekuate dhe të kontribuojnë në përmirësimin e komunitetit të tyre. Gjithashtu, shëndeti mendor duhet të jetë pjesë përbërëse e mirëqenies së përgjithshme në kompani, e cila do t’i mundësojë kompanisë marrjen e vendimeve, vendosjen e rregullave dhe bashkëpunimit për të arritur qëllimet e parashikuara te kompanisë, pra për arritjen e suksesit personal dhe profesional. Megjithatë, rëndësia e shëndetit mendor dhe mënyra se si ai ndikon në produktivitetin dhe përfitimin e vetë kompanive shpesh neglizhohet (nuk i kushtohet vëmendje).
Mjedisi i punës mund të konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor. Një mjedis i favorshëm pune ofron kënaqësi dhe kontribuon në vetë-realizimin e individit. Nga ana tjeter, mjedisi jo i favorshëm i punës, çon në ndryshime të shëndetit mendor.
Tashmë është demostruar se punonjësit e kënaqur dhe të shëndetshëm i kryejnë obligimet e tyre shumë më mirë dhe probabiliteti që ata të qëndrojnë, të vazhdojnë të punojnë në kompani është i lartë. Në të kundërt, ata punonjës që janë vazhdimisht nën stres, përballen me ankth apo depresion në vendin e punës, mund të përballen me probleme serioze, jo vetëm individualisht, por si ekip dhe në përgjithësi brenda organizatës në të cilën punojnë. Për këtë arsye, marrja e masave për parandalimin dhe trajtimin e shëndetit mendor në vendin e punës kontribuon në reduktimin e mungesave, situatave të pakëndshme në vendin e punës dhe situatave/kushteve të tjera të lidhura me to.
Sipas Qendrës së Shëndetit Mendor, në vendin e punës, një në pesë punonjës vuan nga depresioni dhe 70% e tyre vuajnë nga reduktimi i produktivitetit, përkeqësimi i shëndetit fizik dhe, në rastin më të keq, vetëdëmtimi.
Nga ana tjetër, me anë të qasjes profesionale dhe reflektuese, personat përgjegjës në punë mund të ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë psikologjike të nevojshme për të qenë më produktivë. Prandaj, është e nevojshme të krijohen strategji në të cilat punonjësit duhet të marrin pjesë dhe, në këtë mënyrë, të menaxhojnë shëndetin e tyre mendor, të informohen për problemin, të përfshihen dhe të veprojnë për të mirën e të gjithëve. Personat përgjegjës në punë duhet të jenë shembull në zhvillimin e shëndetit të favorshëm mendor dhe në marrjen e kohës për të rimbushur me energji dhe për të frymëzuar ekipin e tyre për ta ndjekur këtë shembullin.
Një nga mënyrat kryesore për të promovuar shëndetin mendor në punë është nxitja e një mjedisi të shëndetshëm dhe të dobishëm pune, ku ata ndihen të sigurt dhe të respektuar, një vend ku vlerësohen dhe u ofrohen mundësi për rritje dhe zhvillim personal dhe profesional. Përveç kësaj, mbështetja emocionale është e nevojshme, duke ofruar mbështetje psikologjike dhe shërbime udhëzuese (këshillim dhe/ose terapi), mbështetje për gjetjen e ekuilibrit punë-jetë, dhe natyrisht opsionin e orareve fleksibël të punës, pushimet me pagesë dhe aktivitete të tjera që lehtësojnë mirëqenien e individit/punonjësit. Është gjithashtu shumë e dobishme të ofrohet trajnim për tema që lidhen me shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe mënyrat për ta parandaluar dhe trajtuar atë.
Shëndeti mendor është një aspekt jetik i mirëqenies në vendin e punës. Prandaj, punëdhënësit duhet të ndërmarrin hapa për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe për të krijuar sisteme mbështetëse dhe programe shëndetësore dhe parandaluese për punonjësit e tyre. Është e rëndësishme të mbani mend se shëndeti mendor në punë rrit motivimin, përqendrimin dhe kreativitetin, gjë që çon në performancë më të mirë. Ndihmon gjithashtu në balancimin e sferës personale dhe atë profesionale, përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, sepse shëndeti i mirë mendor krijon një mjedis të përshtatshëm dhe të këndshëm pune, i cili nga ana tjetër rrit kënaqësinë dhe lumturinë në punë.
Ekipi i psikologëve dhe psikiatërve në klinikën Zhan Mitrev është në dispozicionin tuaj për konsultim dhe trajtim të të gjitha problemeve tuaja me shëndetin mendor. Rezervoni terminin tuaj në 02 3091 484
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/DSC_9902-002-300x211-1.jpg)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht