Klima ‘Derby d’Italia’- pesë trajnerët më të suksesshëm që drejtuan dy ekipet, Interin dhe Juventusin

Antonio Conte është vetëm trajneri më i fundit që është ulur në stolin e Juventusit dhe Interit. Nga Trapattoni te Lippi, nga Ranieri në Zaccheroni, këtu janë të gjithë teknikët që drejtuar të dy rivalët historikë.
Inter-Juve është derbi më i madh italian dhe për këtë cilësohet si Derby d’Italia apo Derbi i Italisë, por edhe njëri nga më të mëdhenjtë në botë,
Megjithatë, edhe përkundër rivalitetit të madh, shumë lojtarë dhe trajnerë kanë bërë karrierë për të dy skuadrat.
Gjatë historive mbi 100 vjeçare të dy skuadrave, shumë emra trajnerësh kanë drejtuar edhe Interi, edhe Juventusin, por cilët janë më të njohurit.
Mediumet italiane kanë bërë një listë me pesë emra trajnerësh që kanë bërë histori në të kaluarën dhe tashmen.
Midis dy aventurave të tij në Juve, "Trap" ishte në krye të Interit nga sezonet 1986-87 deri 1990-91. Ai bëri 233 paraqitje për Nerazzurrët, për një rekord prej 126 fitoreve, 60 barazimeve dhe 47 humbjeve.
Ish-trajneri i ekipit kombëtar italian, kampion bote në vitin 2006, gjithashtu udhëhoqi Interin: në sezonin 1999-2000 dhe në atë vijues, deri në shkarkim në tetor të viti 2000.
Në të janar 2010 – pas largimit të Ciro Ferrarar mori drejtimin e Juventusit deri në fund të sezonit, për një total prej 21 paraqitjesh. Më pas nuk u konfirmua për vitin pasardhës
Pasi drejtoi Romën, Ranieri u ul në stolin e Interit nga shtatori i vitit 2011 deri në mars të 2012, për një total prej 35 paraqitjesh.
Te Interi, Conte është nga fillimi i sezonit të kaluar dhe ka drejtuar ekipin në 78 ndeshje me 46 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje, ndërsa sukseset e tij janë renditja e ekipit në vendin e dytë në Serie A dhe nën-kampion në Ligën e Evropës.

























































