LAJMI I FUNDIT:

Klement Balili dënohet me 10 vjet burg

Klement Balili dënohet me 10 vjet burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por ai do të vuajë vetëm 10 vite burg, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, i etiketuar edhe si Eskobari i Ballkanit.

Për të katër akuzat trafik droge në bashkëpunim, pjesëmarrje në grup kriminal, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, Balili i kundërshtoi vetëm me një fjali “nuk kam kryer asnjë vepër penale në jetën time”.

“14 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2.6 vite burg për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet për pastrim parash. Në total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues.

Më herët Theodhori Sallaku kërkoi shpalljen e pafajësisë, pasi sipas tij Prokuroria nuk ka bërë ekspertizën e zërit të përgjimeve, e nuk ka asnjë provë që përfshin klientin e tillë me trafikun e lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori