Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, në kërkim dhe i dënuar në Greqi i ka shpëtuar të gjitha operacioneve të organizuara nga policia për kapjen e tij. Dy vite më parë, në tetor të 2016-s Balili i iku policisë ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.
“Nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin…”, deklaronte ish-ambasadori Donald Lu.
Ndërkohë që kryeministri Ram dje u shpreh: “Unë nuk dua të presim të vijë Ambasadorja amerikane për të na kujtuar gjatë ndonjë fjalimi përshëndetës që Klement Balili nuk është kapur akoma”.
Këto deklarime janë bërë në kohë të ndryshme dhe të gjitha në lidhje me trafikantin e dënuar në Greqi Klement Balili. Ambasadori amerikan deklaronte se Balili fshihej në Shqipëri, por asnjë operacion i policisë nuk çoi në arrestimin e tij.
Operacioni i parë për kapjen e Balilit, dështoi me dyshimet e dekonspirimit, dy vite me pare në muajin tetor të 2016-ës pak muaj pasi u shpall në kërkim. Uniformat blu kishin marrë informacion se një mbrëmje Balili do të kalonte me një automjet në qafën e gjashtës, në hyrje të qytetit të Sarandës. Për kapjen e tij, u nis nga Tirana një grup i forcave të posaçme operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke shmangur përfshirjen e policisë lokale.
Megjithatë pas ndjekjes dhe ndalimit, brenda automjetit të dyshuar, forcat operacionale nuk gjetën Klemend Balilin, por vetëm 2 persona të afërm të tij. Tentavitva të tjera për lokalizimin e tij u bënë vazhdimisht, por sërish ish drejtori i transporteve në Sarandë, i hetuar nga DEA amerikane, nuk u gjet asnjëherë. Edhe gjatë bastisjeve të disa banesave ku dyshohej se fshihej, policia nuk gjeti asnjë gjurmë të tij.
Ndërkohë që emri i tij u përfshi edhe në luftën politike të vendit, në nëntor të 2017-ës policia dhe gjykata vendosën në sekuestro resortin “Santa Quaranta” në pronësi të familjes Balili. 43-vjeçari prej më shumë se 2 vitesh vijon arratinë ndërkohë që mbetet një nga personat më të kërkuar në vend.
Donald Lu e quajti “magjistari” Klement Balili. Trafikanti i drogës i dënuar dhe kërkuar ne Greqi dhe i dënuar për amerikanët fshihej ende në Shqipëri. Ne radhët e policisë flitet për disa operacione të dështuara për ta kapur, në Sarandë, Gjirokastër apo edhe qytetet të tjera.
U fol se Balili disa kohe mbahej i fshehur nga grupe kriminale në Shkodër. Për Balilin tani po flitet si të ishte një mit që nuk po bie në duart e drejtësisë. Donald Lu disa muaj rresht si kryeministri Rama dje ka kritikuar punën e policisë për moskapjen e tij.
Për “kokën” e Eskobarit të Ballkanit është vendosur edhe një shpërblim prej 5 milionë lekësh, por deri tani nuk ka asnjë sinjal që do të tregonte se Balili dhe rrjeti i tij i njerëzve që e ndihmojnë është më i dobët se sa Policia e Shtetit. /Top Channel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të marrin dokumentet personale
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni do të ndiqen nga qindra vëzhgues
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert