LAJMI I FUNDIT:

Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit

Kjo tavolinë smart ju ndihmon nëse ju duhet të qëndroni gjatë para kompjuterit

Tavolinat smart nuk janë një koncept i ri. Dizajni i tyre është menduar që të përmirësojë qëndrimin gjatë punës, dhe të minimizojë dhimbjet e shkaktuara nga qëndrimi gjithë ditën para kompjuterit.

Tavolina Gaze është e pajisur me një teknologji intuitive, e cila llogarit automatikisht lartësinë e pozicionimit sapo dikush të ulet pranë saj.

Ajo ka të instaluar gjithashtu disa sensorë të cilët monitorojnë qëndrimin tuaj në të gjatë gjithë kohës, dhe që ju lajmërojnë me anë të mesazheve në një aplikacion të lidhur me të nëse ju qëndroni për shumë gjatë ulur.


Tavolina ju kujton që të ngriheni së paku 1 herë në 2 orë. Ka një opsion që ju lejon ta vendosni këtë si lajmërim në celularin tuaj, ose tavolina vendoset vetë në pozicion të tillë që ju të ngriheni nga ajo pas 2 orësh.

Ajo është e lidhur me anë të Bluetooth me teknologjinë LE dhe IFTTT, nga ku mund të lidheni edhe me pajisjet e tjera smart. Programi i Gaze Desk mund të ndezë në mënyrë automatike dritën si dhe të përgatisë kafenë tuaj sapo ju të uleni në të, transmeton krokodili.

Çmimi më të cilin ofrohet tavolina smart është 2,000 dollarë, por projekti ofrohet edhe në Kickstarter me rreth 55% ulje, dhe në një mori variantesh për të zgjedhur.

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori