LAJMI I FUNDIT:

Kjo pajisje ishte shumë premtuese – por, sot klientët më shumë po e kthejnë sesa që po e blejnë

Kjo pajisje ishte shumë premtuese – por, sot klientët më shumë po e kthejnë sesa që po e blejnë

Humane, marka që tërhoqi shumë vëmendje këtë vit me AI Pin, nuk arriti suksesin që priste. Jo vetëm që pajisja nuk u shit në sasitë e pritshme, por kthimet e produkteve janë një tjetër problem me të cilin po përballet kompania tani.

Sipas The Verge, në tremujorin e kaluar, i cili përfundoi në muajin gusht, kthimet e AI Pin tejkaluan shitjet.

Kompania fillimisht kishte planifikuar të shiste 100 mijë njësi, por thuhet se ka dërguar vetëm 10 mijë sosh deri më tani. Numri i njësive ende me klientë është afërsisht 7000, pjesa tjetër janë kthyer.


Humane kundërshtoi gjetjet e The Verge, por nuk dha sqarime të mëtejshme mbi statusin e shitjes apo gjendjen financiare të kompanisë.

Humane është një projekt i ish-punonjësve të Apple, Imran Chaudhry dhe Bethany Bongiorno. Ata e prezantuan produktin në një TED Talk dhe në pistat e modës. Kur u prezantua kushtoi 699 dollarë me një abonim prej 24 dollarëve në muaj, ose rreth 642 euro dhe 22 euro në muaj për abonimin.

Ideja bazë ishte të ndaheshin njerëzit nga telefonat celularë. Pajisja është në fakt një asistent i Inteligjencës Artificiale (AI) që kryen detyra përmes komandave zanore dhe nëse keni nevojë të shikoni diçka, mund ta bëni këtë falë një projektori laser që vendos imazhet në pëllëmbën e dorës. Ishin këto mundësi futuriste që krijuan zhurmë rreth pajisjes, por performanca nuk ishte mjaft interesante dhe klientët filluan t’i kthenin produktet.

Ndërkohë, Humane përmirësoi përvojën e përdoruesit dhe madje e përmirësoi në modelin GPT-4o të OpenAI, por mbinxehja dhe bateria e ulët mbetën probleme që përdoruesit nuk mund t’i kapërcenin. Disa klientë janë ankuar se pajisja fillon të mbinxehet pas vetëm disa minutash. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Teknologji
A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

Teknologji
Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Mira Murati me projekt të ri, lanson rivalin e OpenAI

Teknologji
Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Teknologji
Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

Teknologji
xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Teknologji
Kalo në kategori