LAJMI I FUNDIT:

Kjo ngjyrë do të jetë një hit i stinës së pranverës

Kjo ngjyrë do të jetë një hit i stinës së pranverës

Nuk ka femër që nuk duket mirë me këtë ngjyrë

Disenjatorët po paralajmërojnë një pranverë plot ngjyra, plot trendë interesantë që zbukurojnë figurën femërore.


Kur flasim për ngjyrat që do të dominojnë, një në veçanti është veçuar.

Portokallia do të jetë më e pëlqyera gjatë sezonit pranverë/verë 2022, transmeton Telegrafi.

Kjo nuancë u rri shkëlqyeshëm të gjithave, pa përjashtim. Qoftë të jeni bionde, zeshkane apo brune, do të dukeni të mrekullueshme në ngjyrë portokalli.

Edhe pse në pamje të parë nuk duket kështu, kjo ngjyrë kombinohet lehtësisht me ngjyra të tjera.

Kombinimet e guximshme, si portokallia dhe vjollca ose portokallia dhe jeshilja, do të jenë veçanërisht në modë.

Ja si mund ta vishni këtë nuancë. Po ju sjellim disa sugjerime:

/Telegrafi/