Në New York dhjetëra maqedonas kanë protestuar para ''Trump Tower'' duke kërkuar nga presidenti në ardhje në SHBA të ndalojë ''futjen e duarve'' nga Soros në Maqedoni.

Do të ishte normale nëse kjo protestë do të ishte vetëm si ngritje zëri apo kërkim ndihme nga presidenti i zgjedhur Trump.


Por, vetë veshjet e protestuesve japin mesazhe të frikshme.

Njëri nga protestuesit ishte i veshur si anëtarët e ''Ku Klux Klan''.

''Ku Klux Klan'' njihet edhe si lëvizja famëkeqe kundër racës së zezë në SHBA e krijuar në vitet e 60-ta dhe mision i tyre është që t'i pastrojnë SHBA-të nga njerëz që nuk i përkasin racës së bardhë.

Në protestat e fundit para Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, aktivistë të OBRM-PDUKM-së kanë përdorur mesazhe nga ''Ku Klux Klan-i'' për anëtarët e popujve tjerë në Maqedoni./Telegrafi/

Ku klus clan