Kjo foto e thjeshtë e kopshtit ka një mace "të fshehur" - a mund ta dalloni atë në 30 sekonda?

Një fotografi e zakonshme e një oborri të mbushur me lule është bërë virale në rrjetet sociale, pasi fsheh një sfidë interesante vizuale: një mace e bardhë që fshihet në mënyrë perfekte mes gjelbërimit dhe objekteve të tjera.
Në shikim të parë, imazhi i shpërndarë nga një përdorues i Reddit duket si një skenë e qetë nga një kopsht me lule shumëngjyrëshe, një pishinë në kënd dhe një shportë blerjesh e braktisur që bie në sy.
Por ajo që shumë nuk arrijnë të shohin menjëherë është një mace e bardhë që është fshehur “në sy të gjithë botës”.
Detajet si shtretërit e luleve, shkurret, një stol lëkundës dhe një kosh plehrash ngjyrë jeshile krijojnë një sfond që e bën sfidën edhe më të vështirë.
Vetëm ata me sy të mprehtë arrijnë ta gjejnë macen për më pak se 30 sekonda. A mund ta gjesh ti?




















































