LAJMI I FUNDIT:

Kjo është unaza e fejesës që Travis Baker i dhuroi Kourtney Kardashian

Kjo është unaza e fejesës që Travis Baker i dhuroi Kourtney Kardashian

Travis Barker është fejuar zyrtarisht me Kourtney Kardashian pasi ai i propozoi në plazh gjatë një udhëtimi në Montecito, Kaliforni, më 17 tetor.

Ajo ndau fotografi të momentit të përsosur të në Instagram, së bashku me titullin, “përgjithmonë”.


Por ishte vajza 15-vjeçare e Travis,  Alabama Barke, ajo që zbuloi unazën mahnitëse të fejesës që Travis i dha nuses së tij. Alabama fotografoi darkën festive të familjes pas propozimit dhe ndau detajet e prapaskenës me ndjekësit e saj, duke përfshirë një fotografi të unazës gjigante të Kourtney, që shfaqte një diamant masiv oval.

Foto: Instagram

“Shumë e lumtur për ju”, shkroi Alabama. “Ju dua të dyve!”. Fotografia tregoi babanë e saj, me një bluzë me vija bardh e zi, duke i dhënë Kourtney një puthje në faqe ndërsa ajo shfaqej e buzëqeshur.

Kim Kardashian më vonë postoi një video duke zmadhuar në shkëmb, me titullin, “KRAVIS përgjithmonë”.

Dyshja u fejuan rreth perëndimit të diellit të dielën, 17 Tetor, me Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson  atje për të festuar.

“Travis e shoqëroi Kourtney deri në plazh, ku ai kishte lule të kuqe dhe të bardha të vendosura në formën e një zemre”, tha një dëshmitar okular për E! News. “Dukej shumë romantike. Unë mund ta shihja Kourtney duke buzëqeshur dhe ajo vuri dorën mbi gojën e saj, dukej e habitur. Familja brohoriti për ta dhe u kthyen në hotel”. /Telegrafi/