LAJMI I FUNDIT:

Kjo është stërvitja që Victoria Beckham bën kudo ku ndodhet!

Kjo është stërvitja që Victoria Beckham bën kudo ku ndodhet!
Shutterstock

Victoria Beckham është nga ata njerëz që nuk shkëputen nga stërvitja, edhe gjatë pushimeve

Ajo aktualisht po stërvitet në distancë me trajnerin e saj personal, Bobby Rich.

Pa shumë pajisje, thjesht pesha dhe një tapet stërvitjeje/yoga, Beckham thotë se “është mirë të kesh opsione”, shkruan British Vogue.

48-vjeçarja ka kohë që stërvitet me pesha dhe mesa duket, kjo lloj stërvitjeje funksionon për të.

Nga rritja e masës muskulore dhe densitetit të kockave deri te ndihma për të ulur nivelet e stresit, ngritja e peshave është një nga stërvitjet më të mira të mbështetura nga shkenca për një trup dhe mendje të shëndetshme.

@victoriabeckham

Kjo stërvitje është gjithashtu një formë të shkëlqyer nëse doni të ndiheni të fuqizuar dhe më të fortë.

Dhe ndërsa kërkohen (vetëm një ose dy) pesha, me pajisjet e duhura mund të stërviteni pothuajse kudo, citon Anabel.

Sigurisht, stërvitja me pesha ndoshta nuk preferohet nga të gjithë dhe nuk ka asnjë problem me këtë, përsa kohë që ju gjeni mënyra të tjera për të qëndruar aktivë! /Telegrafi/