Një person i cili dyshohet se është ish-shpërndarësi i drogës i këngëtarit Prince, që ndërroi jetë pak ditë më parë ka rrëfyer varësinë e fshehtë të yllit të popit ndaj ilaçeve të forta kundër dhimbjeve.

Shpërndarësi afat-gjatë, që njihet vetëm si Doktor D, ka folur për Dauly Mail duke pretenduar se këngëtari i këngës Purple Rain kishte 25 vjet që përdorte një opium të fortë dhe shpenzonte deri në 40 mijë dollarë në muaj për ilaçe të ndryshme qetesuese.


Ai pretendon se i ka shitur kokrra nga viti 1984 deri më 2008.

Ditë më parë legjenda e muzikës Pop u gjend i vdekur në shtëpinë e tij në Minneapolis të SHBA-së.