Kjo është dashuria për vendin – Gimenez filloi të qante ende pa përfunduar ndeshja ndaj Francës

Franca ka mposhtur Uruguain me rezultat 2-0 në një ndeshje mjaft të luftuar.
Në këtë sfidë mungoi Edinson Cavani që edhe determinoi ecurinë e këtij takimi.
Por, një lojtar që e përjetoi shumë rëndë këtë eliminim pa dyshim se ishte Jose Gimeez i Atletico Madridit.
Mbrojtësi i Uruguai që formësoi dyshen e pathyeshme deri sot, nuk arriti të përmbahej nga emocionet dhe filloi të qante pa përfunduar takimi.
Kjo tregon se sa shumë është i ndjeshëm përfaqësimi i vendit dhe se si vërtet dashurohet fanella e kombëtares.
Një veprim i tillë u quajt edhe “i panevojshëm” dhe “neveritës” nga Gary Neville sipas mediave angleze, por edhe ky është kontestuar nga adhuruesit e futbollit në rrjetet sociale.
Gimenez megjithatë pritet të luajë edhe së paku në dy Kampionate Botëore ku mundta tregojë pasionin e tij dhe dashurinë për vendin. /Telegrafi/

















































