Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës është institucion që mund të mos jetë i përkryer, thotë akademik, Ali Aliu, por shton se me zgjedhjen e akademikëve të rinj kanë bërë zgjedhjen e duhur. Madje thotë se akademikët e rinj janë me njerëz perspektivë.


“Kemi bërë një zgjedhje të mirë nga fusha e studimeve dhe krijimtarisë letrare”, thotë Aliu në Zona B në Klan Kosova. “Bardh Rugova konsiderohet me perspektivë”.

Ai arsyeton edhe moshën e re të akademikëve të rinj, meqë thotë se ligji i ri lejon pranimin e moshës ndër 65 vjeç.

Aliu madje krahasohet me Akademikë tjera të këqija në rajon, si ajo e Shqipërisë dhe Maqedonisë.