LAJMI I FUNDIT:

Kishte kryer disa sulme nëpër dyqane, policët në Los Angeles qëllojnë mbi të dyshuarin – e paguan me jetë edhe një 14-vjeçare

Kishte kryer disa sulme nëpër dyqane, policët në Los Angeles qëllojnë mbi të dyshuarin – e paguan me jetë edhe një 14-vjeçare

Departamenti i policisë në Los Angeles ka publikuar të hënën pamjet brenda një marketi, ku ndodhën të shtënat që ishin fatale për një vajzë 14-vjeçe që u qëllua aksidentalisht nga policia.

Zyrtarët policorë thanë se 14-vjeçarja Valentina Orellana-Peralta u vra nga plumbi që goditi murin dhe më pas përfundoi në trupin e saj, transmeton Telegrafi.


Gjithçka ndodhi kur policët po qëllonin mbi një mashkull të dyshuar, e plumbi goditi vajzën. Bëhet fjalë për Daniel Elena-Lopez, 24-vjeç i cili kishte kryer disa sulme nëpër dyqane dhe po mbante një kabllo në dorë, kur policia arriti në vendin e ngjarjes.

Në videon 35 minutëshe të publikuar nga policia e Los Angeles, gjak dhe britma shihen e dëgjohen brenda marketit ku në ato momente Valentina ishte fshehur me të ëmën në zhveshtore – pikërisht pas murit ku zyrtari policor qëlloi për vdekje Elena-Lopezin.

“Gjatë kontrollit shtesë të dyshuarit, policët gjetën një vajzë e cila kishte qëlluar afër kur ndodhën të shtënat dhe ishte shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes”, tha kapiteni Stacy Spell.

“Faza preliminare e hetimeve ka konstatuar se viktima ishte fshehur pas murit ku kishin ndodhur të shtënat. Në policinë e Los Angeles shprehim ngushëllime të sinqerta për vdekjen e vajzës – Valentina Orellana-Peralta. Nuk ka fjalë të përshkruhet pikëllimin që e ndjejmë për këtë rast tragjik”, tha ndër tjera kapiteni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori