Georgy Guyev, një mysliman me origjinë nga Osetia e Veriut, që kur ishte student, ai ishte përfshirë në punë bamirësie duke u përkushtuar për t’i ndihmuar komunitetit si brenda dhe jashtë Rusisë.
Në muajin maj 2019, një nga miqtë e Georgyt kishte shprndarë një lidhje nga faqja e internetit e Fondacionit Bëmirës “Living Hearts”, e cila pretendonte se po grumbullonte para për të ndërtuar shkolla, siguruar ujë dhe ushqim për komunitetet myslimane me nevojë në Afrikë.
Duke u ndjerë i përfshirë për të ndihmuar kauzën, Georgy transferoi një shumë të vogël parash në llogarinë e këtij Fondacioni. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua dhe u akuzua për financimin e terrorizmit, sipas Kodit Penal rus.
Dy ditë pas arrestimit, ai u akuzua për “[transferimin] e të paktën 680 mijë dollarëve për Shtetin Islamik, për të financuar përgatitjen dhe kryerjen e akteve terroriste si dhe për të mbështetur luftën e armatosur në Siri”.
Si dëshmi, shteti kishte marr për bazë dëshminë e Anna Papushinas, e cila ishte financiere në Fondacionin në të cilin Georgy transferoi paratë. Papushina kishte pretenduar se Fondacioni ka mbledhur para për të mbështetur xhihadin dhe se Guyev kishte njohuri për qëllimet e vërteta të Fondacionit nga bisedat e tij në Telegram, në të cilin ai ishte anëtar.
Guyev pretendoi se ai kurrë nuk ishte anëtar i bisedave të tilla dhe se hetimet nuk e provuan të kundërtën. Për më tepër, Qendra Përkujtimore e të Drejtave të Njeriut beson se Papushina u detyrua të sigurojë këtë dëshmi të rreme pasi u kërcënua nga policia të burgosej për dekada nëse refuzonte të bashkëpunonte. Papushina u vendos në arrest shtëpiak, ndërsa Guyev, i cili ka mohuar të gjitha akuzat, tani është duke u mbajtur në një qendër paraburgimi për më shumë se një vit.
Ai u tha hetuesve se kishte lexuar për Fondacionin dhe se donacionet e bëra nga udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov dhe ish-kryetari Igushetisë, Yunus-Bek Yevkurov ngjallën besim te Georgy se ai po dhuronte paratë e tij për një kauzë të mirë.
Pasi avokatët mbrojtës të Guyevit apeluan çështjen, ku u pohua se ai nuk kishte në dispozicion dhe nuk kishte dhënë 680 mijë dollarë.
Pra, për të fryrë statistikat e tyre të hetimeve të suksesshme të aktiviteteve terroriste, inteligjenca ruse, Guyevin e kishte arrestuar për dhurimin e kësaj shume, por prokuroria në mungesë të provave për lidhje terroriste, e kishte ndryshuar vlerën e dhurimit në vetëm 94 dollarë.
Më 20 nëntor 2020, gjykata ka dënuar Georgyn me gjashtë vite burg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova