Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj Manastirit lidhur me punimet në rrugën Deçan- Bjeshka e Belegut- Kufiri me Malin e Zi.
Në një reagim dërguar mediave, Komuna e Deçanit ka theksuar se personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin e komunës dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejt 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.
Ky është reagimi i Komunës së Deçanit:
Me 24 prill punimet në rrugën Deçan Bjeshka e Belegut- Kufiri më Malin e Zi kanë filluar jashtë zonës së veçantë të mbrojtur .
Me ketë rast Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës janë garantues që ky projekt do të vazhdoi jashtë zonës së mbrojtur deri sa të arrihet një vendim nga KZM (Këshilli për Zbatim dhe Monitorim) , ku përfaqësues në ketë këshill për absurditetin e kohës janë pesë institucione duke përfshirë Manastirin e Deçanit e që Komuna e Deçanit nuk është njëra nga to .
Gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet jashtë zonës së veçante , ka hequr nga rruga brenda zonës së veçante gurët nga rrëshqitja e dheut të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçante më pëlqimin e Manastirit që sipas Ligjit është aktivitet strikt i ndaluar .
Rrëshqitjet dhe gurët janë larguar më qellim që kjo rrugë të jetë e kalueshme dhe e sigurt për kompaninë dhe qytetarët e shumtë që kalojnë përgjatë kësaj rruge.
Ky aktivitet human dhe i domosdoshëm po del që personeli i Manastirit ka pritur një rast për të bere mashtrimin e radhës .
Objektivat e ndërtimit të kësaj rruge janë :paqësore , në harmoni me qëllimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, në përputhje më kuadrin vizualë dhe estetik të zonës , në harmoni me ruajtjen e trashëgimisë kulturore , arkeologjike, arkitektonike dhe në funksion të ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore . Ky aktivitet i renovimit-asfaltimit të rrugës ekzistuese është zhvillim i favorshëm për të gjitha komunitetet.
Ne qytetarët e Deçanit edhe sot edhe në kohë të më hershme kemi bashkëjetuar duke respektuar mozaikun e trashëgimisë kulturore fetare gjë e cila nuk ka ndodhur në të gjitha periudhat historike nga Manastiri kundrejt qytetarëve shqiptar të Deçanit.
Koncepti i vetëm i cili udhëheqë qytetaret e komunës së Deçanit është koncept zhvillimor dhe i shfrytëzimit të potencialeve dhe resurseve, qasjes më të letë ne to për të pasur një standard më të mirë për jetën dhe për familjet tona .
Ky është dhe do të jetë qëllimi ynë i vetëm pa mashtruar të tjerët .
Në ketë rast personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin tonë dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejtë 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.
Sa i përket pronave të dhuruara nga shteti gjenocidial serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1994-1997 e të cilat ju dhanë edhe me vendimin te gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës , vlerësojmë se Manastiri i Deçanit është dashur këtë pronë ta kërkoi vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit .
Për një jemi të sigurte se qytetarët e Komunë së Deçanit as një herë nuk janë udhëhequr nga idetë shoviniste dhe të nxitjes së luftërave kjo është e dëshmuar sot e gjithë ditën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje