LAJMI I FUNDIT:

“Kisha Ortodokse serbe dha leje për gërmimet në kampusin e UP-së”

“Kisha Ortodokse serbe dha leje për gërmimet në kampusin e UP-së”

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit në Serbi, Velko Odalloviq, ka thënë se me lejen e Kishës Ortodokse serbe, kanë nisur gërmimet për varrezën e dyshuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

“Ajo që është me rëndësi është se edhe Kisha, në oborrin e së cilës po zhvillohen punimet, i ka mbështetur ato dhe ka dhënë pëlqimin që të bëhet gërmimi i lokacionit”, ka thënë Odalloviq, duke shtuar se nuk i intereson politika dhe se do të bëhen gërmime në të gjitha vendet ku dyshohet se ka varreza.

“Neve nuk na intereson politika, por kudo që ka dyshime për varreza masive, kudo qofshin ato, ne do të insistojmë që t’i hapim”, ka thënë Odalloviq.


Sipas tij, punimet në këtë vend meritojnë përkushtimin e të gjithëve me qëllim të, siç tha Odalloviq, ofrimit të përgjigjes për dyshimet për varrezë, përcjell “zeri.info”.

“Vlerësoj se është një qasje e përgjegjshme e të gjithë neve dhe shpresoj se brenda këtyre tri ditëve së bashku të japim përgjigje për pyetjet që na takojnë sipas mandatit që ne e kemi. Kjo është me rëndësi që ta bëjmë në mënyrë të përgjegjshme dhe transparente për arsye se kjo është qendra e Prishtinës, një hapësirë e ndjeshme, informatë e ndjeshme dhe meriton pikërisht atë që thash një qasje të veçantë për këtë problematikë”, tha Odalloviq.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori