LAJMI I FUNDIT:

Kisha Ortodokse Maqedonase sot në protesta kundër ligjit për evidencë amë dhe barazi gjinore

Kisha Ortodokse Maqedonase sot në protesta kundër ligjit për evidencë amë dhe barazi gjinore

Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) – Kryepeshkopata e Ohrit sot organizoi një mbledhje mbarëkombëtare në shenjë proteste për shkak të qëndrimit të qeverisë ndaj kërkesës së tyre për tërheqjen nga procedura parlamentare të projektligjeve për evidencë amë dhe barazinë gjinore, sepse i konsiderojnë si kërcënim serioz për shoqërinë, sidomos për familjen.

Në konferencën për media të martën, Sinodi i Shenjtë i Ipeshkvijve të KOM- bëri apel për pjesëmarrje në protesta dhe theksoi se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt, por ekskluzivisht kundër përmbajtjes së këtyre ligjeve të propozuara.


KOM thotë se kisha nuk është kundër ushtrimit të të drejtave, por beson se ajo që kontestohet në këto ligje është se ato mund të kontribuojnë në ushtrimin më të madh të të drejtave të dikujt, të individëve apo grupeve, q[ do t’i rrezikonte seriozisht të drejtat e shumicës, të 99 për qind të popullsisë në vend.

KOM pret që tubimi të mbështetet nga të gjitha bashkësitë fetare në vend, të cilat nënshkruan një deklaratë të përbashkët me të cilën kërkohet tërheqja e dy ligjeve të kontestuara.

Protesta është e paraparë të fillojë në ora 18:99 para kishës katedrale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup./Telegrafi/