Kiropraktika dhe shërimi i lëndimeve sportive
Një numër i madh i lëndimeve sportive është i lidhur me përsëritjen e lëvizjeve, sepse pothuajse të gjitha sportet i kërkojnë përsëritjet
Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
045 581 375; 044 180 052
Këto lëvizje të cilat përsëriten shpesh rezultojnë me lëvizje të kufizuara apo të dhembshme, me përskuqje si edhe me probleme të shkaktuara me grumbullimin e kalciumit dhe formimin e vragave në inde.
Lëndimet më të shpeshta shkaktohen me përsëritjen e lëvizjeve të supeve, bërrylave, duarve, nyjave, gjunjëve dhe shputave.
Ekspertët e kiropraktikës lëndimet e këtilla i sanojnë me terapi e cila nënkupton mobilizimin e nyjave të cilat shpesh rikthen mundësinë e lëvizjeve normale, zvogëlon dëmtimin e indeve, përmirëson qarkullimin dhe në njëfarë mënyre vepron në mënyrë preventive ndaj lëndimeve të ardhshme.
Pasi që aktivitetet sportive gjithashtu përfshijnë edhe rrëzimet kjo mund të çojë deri te lëndimi i kurrizit dhe strukturave të tjera të skeletit.
Me kiropraktikë sistemi skeletor shërohet me ndihmën e teknikave të ndryshe. Me përshtatjen e drejtë ndihmohet që të vendoset ekuilibri i shtyllës kurrizore, gjë që ndihmon në relaksimin e shtypjes në nerva, muskuj, gilca dhe ligamente.
Edhe në këtë rast, jo vetëm që shërohen lëndimet tashmë të ndodhura, por zvogëlohet rreziku edhe nga përsëritjet.
Shumica e njerëzve të cilët nuk janë të njohur me kiropraktikën zakonisht nuk dinë se çfarë mund të presin nga shkuarja te mjeku i kiropraktikës.
Kontrolli fillon si edhe te cilido profesionist tjetër, praktikuesi i kiripraktikës kontrollon pacientin dhe cakton diagnozën, pas së cilës përcaktohen terapia dhe prognoza.
Kiropraktika është një ndër procedurat të cilat aplikohen në shërimin e sistemit eshtror-muskulor. Indikacioni për aplikimin e kësaj metode është dhembja.
Aplikimi i drejtë i kësaj metode rezulton me lehtësim momental të vështirësive. Lirimi momental na dhembja nuk do të thotë që problemi nuk do të përsëritet. Kiropraktika nuk është zgjidhje sistematike e vështirësive shëndetësore.
Kiropraktika aktive
Teknika e ekzekutimit përbëhet në vendosjen e trupit të pacientit, si edhe segmenteve, në pozitën e cila do të mundësonte shtrirje të lehta segmentare dhe lehtësime, më së shpeshti të shtyllës kurrizore, kërdhokullave, brezit të supeve.
Kiropraktika pasive
Terapeuti i kiripraktikësekzekuton lëvizje manipulative të segmentit të dhembshëm i cili është maksimalisht i qetësuar. Më së shpeshti aplikohen te gjendjet e dhembshme të çdo nyje të trupit.
⦁ Eliminimi i dhembjes
⦁ Lirimi i indit të butë të nyjës dhe presionit periferik patologjik nervor
⦁ Krijimi i elasticitetit fiziologjik të muskujve
⦁ Lirimi i trupit
Indikacionet për aplikim
⦁ Dhembja e shpinës
⦁ Dhembja e pjesës së gjoksit
⦁ Ddhembja midis brinjëve e provokuar me frymëmarrje, me ç’rast koshi kraharor bën lëvizje
⦁ Dhembja në nyja ku kanë ndodhur lëvizje patologjike të sipërfaqeve nyjore të eshtrave (nyja e shuplakës, nyja lëvizëse, shputat, nyja e gjurit, nyja e kërdhokullave, supeve dhe llërës).
/Telegrafi/
































