LAJMI I FUNDIT:

Kina paralajmëron Trumpin se duhet të ndërmarrë ‘veprime thelbësore’ për të përmirësuar marrëdhëniet

Kina paralajmëron Trumpin se duhet të ndërmarrë ‘veprime thelbësore’ për të përmirësuar marrëdhëniet

Kina paralajmëron presidentin amerikan Donald Trump, se duhet të ndërmarrë ‘veprime thelbësore’ për të përmirësuar marrëdhënet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti kinez Xi Jinping, i tha homologut të tij amerikan se Kina do të ishte e gatshme t’i ofronte mbështetje SHBA-së në trajtimin e shpërthimit të coronavirusit, dhe u shpreh se të njëjtit duhet të marrin masa praktike dhe efektive për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e shtetasve kinezë në SHBA.


Jinping shtoi se Kina ishte e gatshme të “forcojë bashkërendimin e politikës makroekonomike për të stabilizuar tregun dhe të sigurojë rritjen”, sipas mediave shtetërore.

“Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë në një nyje të rëndësishme”, raportohet të ketë thënë Jinping.

Ndër tjerash ka shtuar se Kina kishte qenë e hapur dhe transparente rreth pandemisë.

Lidhur me këtë rast edhe presidenti amerikan Donald Trump, përmes një statusi në Twitter ka bërë të ditur se po punon së bashku me Kinën për të luftuar pandeminë.

“Sapo mbarova një bisedë shumë të mirë me presidentin Jinping të Kinës. Diskutuam në detajetë mëdha për coronavirusin, i cili po shkatërron pjesë të mëdha të planetit tonë. Kina ka kaluar në shumë gjëra, dhe ka arritur të kuptojë funksionin e virusit”, ka shkruar Trump.

“Ne po punojmë ngushtë së bashku. Respekte!”, ka thënë ai.